MASH-Maqedoni: Çdo tekst shkollor botohet pasi t’i ketë kaluar të gjithë filtrat e procedurës për përpunim

Maqedonia

MASH-Maqedoni: Çdo tekst shkollor botohet pasi t’i ketë kaluar të gjithë filtrat e procedurës për përpunim

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Pas tri thirrjeve publike të pasuksesshme për paraqitjen e autorëve për përgatitjen e tekstit shkollor të gjuhës maqedonase për klasën e 5-të, të publikuar në vitin e kaluar 2022 në mars, qershor dhe korrik, deri në përpjekjen e katërt në muajin gusht është paraqitur ekip autorësh të cilët dorëzuan propozim dorëshkrim, kumtuan sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Gjithashtu, potencojnë nga MASH, më pas është kthyer dy herë në korrigjim nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, për të harmonizuar të gjitha përmbajtjet e propozuara me programin e ri për lëndën përkatëse. Pas miratimit përfundimtar nga Komisioni Nacional për Tekstet Shkollore, përfundimit të marrëveshjes me autorët për bartjen e të drejtës së autorit në prill të këtij viti, teksti shkollor u modifikua grafikisht, pas së cilës u lëshua për botim dhe shpërndarje nëpër shkolla, e cila përfundoi këto ditë.

“I kuptojmë reagimet të një pjese të publikut se teksti shkollor është dorëzuar para përfundimit të vitit shkollor, por njëkohësisht duhet të dihen të gjitha këto informacione të lidhur me procedurën e përgatitjes, miratimit, botimit dhe shpërndarjes së tij. Bëhet fjalë për proces i ndërlikuar që realizohet për çdo tekst shkollor të ri, në përputhje me Ligjin për Tekstet Shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm dhe kohëzgjatja e të cilit varet nga faktorë prejë shumë faktorëve”, nënvizohet në kumtesë.

Nga MASH potencojnë se ndodh që për lëndë të caktuar të mos ketë interesim për dorëzimin e dorëshkrimeve (tekseve të propozuara) nga autorët dhe pastaj duhet të përsëritet gjithë procesi, si në rastin e tekstit shkollor nga gjuha maqedonase për klasën e pestë, i cili u përsërit madje katër herë.

Ndodh gjithashtu që të dorëzohen dorëshkrime për të cilat komisionet recensuese do të kërkojnë korrigjime të caktuara që autorët duhet të veprojnë, gjë që prolongon edhe përfundimin e procedurës. Problem lind edhe në mungesën e recensentëve të cilët kanë rolin kryesor në dhënien e mendimeve për dorëshkrimet”, kumtuan nga MASH.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Shërbimi Pedagogjik, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendra e Arsimit e Trajnimit dhe Komisioni Nacional i Teksteve Shkollore do të vazhdojnë të punojnë në interes të nxënësve, duke zbatuar të gjitha procedurat për përgatitjen e teksteve shkollore të reja dhe cilësore , transparente dhe sipas rregullës ligjore.

Shtojnë se kjo është një nga komponentët e reformës së sistemit nacional arsimor, i cili është në rrjedhë dhe do të vazhdojë të implementohet në faza në përputhje me planin e miratuar përmes qasjes inkluzive me pjesëmarrjen e të gjithë palëve të interesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat