“BDI kërkon veting për të gjithë”, Shaqiri komenton shpalljen e Ramiz Merkos “non grata” në SHBA

Maqedonia

“BDI kërkon veting për të gjithë”, Shaqiri komenton shpalljen e Ramiz Merkos “non grata” në SHBA

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 12:20
Jeton Shaqiri

Ministri i Arsimit dhe Shkencës që vjen nga Dega e BDI-së në Strugë, Jeton Shaqiri sot komentoi shkurt vendimin e SHBA-së që ta shpall “non grata” Ramiz Merkon.

Shaqiri tha se duhet të pritet reagimi i BDI-së si parti, ndërsa theksoi se si parti mbeten në qëndrimin që të ketë veting për të gjithë.

“Tash nuk është pjesë e sektorit të arsimit, si pyetje sa i takon sektorit të arsimit. Do të prisni qëndrimin e BDI-së.

Ju e dini se një ndër parimet themelore si një ndër partitë e rralla që është qëndrim i BDI-së, që të kemi proces vetingu për të gjithë funksionarët nga nivelet më të ndryshme”, tha Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat