Maqedoni, nga sot çmimet e produkteve bazë do të caktohet sipas tregut, nuk ka kufizime

Maqedonia

Maqedoni, nga sot çmimet e produkteve bazë do të caktohet sipas tregut, nuk ka kufizime

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Nga dita e sotme nuk është në fuqi Vendimi për kufizimin e marzhave tregtare.

Kufizimi i marzhave tregtare përfshinte bukën, sheqerin, vajin, miellin, makaronat dhe shpagetat, orizin, qumështin, vezët, gjizën, djathin, kaçkavallin, kosin dhe jogurtin.

Tani çmimet e këtyre produkteve do të caktohet sipas tregut, ndërsa nga Ministria e Ekonomisë theksojnë se gjendja po ndiqet dhe se për momentin çmimet në vend janë stabile.

Kujtojmë se Qeveria në prill vendosi që të vazhdojë kufizimin e marzhave tregtare për ushqimet pazë deri më 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat