Shaqiri: Në dhjetë ditët e ardhshme do të konfirmohet data e fillimit të vitit shkollor në RMV

Maqedonia

Shaqiri: Në dhjetë ditët e ardhshme do të konfirmohet data e fillimit të vitit shkollor në RMV

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 12:23
Jeton Shaqiri

Për rreth dhjetë ditë pritet që të kemi një opinion përfundimtar për datën se kur do të fillojë viti i ri shkollor në shtator, pra cili nga tre propozimet që ka Ministria e Arsimit është i pranueshëm, njoftoi sot ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

Propozimet e bëra nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës janë që viti i ri shkollor 2023-2024 të fillojë më 11 shtator dhe të përfundojë në fund të qershorit. Propozimi i dytë është që të mbahet data e zakonshme e fillimit të 1 shtatorit dhe të ketë një pushim të shkurtër pranveror gjatë vitit shkollor. Propozimi i tretë është që viti shkollor të fillojë më 1 shtator dhe të përfundojë si më parë më 10 qershor.

Sipas Shaqirit, tri propozimet për fillimin e vitit shkollor do të sqarohen javën e ardhshme para Komisionit për Burime Njerëzore, ku do të diskutohen temat e arsimit.

“Ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës (MASH), për të tre propozimet, mblodhëm të gjitha opinionet, duke filluar nga nxënësit, prindërit, mësuesit dhe sindikatat. Javën e ardhshme, në Komisionin e Burimeve Njerëzore, ku diskutohen temat e arsimit, unë si ministër do të paraqes të tre propozimet.

Në të njëjtin komision do të përfshihet edhe Unioni i Gjimnazistëve, si dhe sindikatat për të dhënë opinionin e tyre për pjesën e fillimit të vitit shkollor dhe mendoj se për 10 ditë do të kemi një opinion përfundimtar për cili nga propozimet do të pranohet”, thotë Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat