Kallëzim penal kundër kryetarit të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini

Maqedonia

Kallëzim penal kundër kryetarit të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Të punësuarit në Gjykatës Administrative në Shkup kanë kallëzuar penalisht kreun e kësaj gjykate, Burim Sejdinin mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare.

Kallëzimet penale të cilat i ka siguruar ekskluzivisht Televizioni Alsat i janë dërguar Policisë Financiare, Komisionit për parandalimin e korrupsionit, kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministres për Qeverisje të mirë, Sllavica Gerkovskas.

Përmbajtja e kallëzimeve penale përfshinë në rend të parë shpërndarjen e lëndëve në mënyrë manuale edhe pse Sejdini ka qenë i obliguar që të njëjtën ta bën përmes sistemit AKMIS. Sipas denoncimeve anonime nga të punësuarit, Sejdini dyshohet se së fundmi ka punësuar dy persona në Gjykatë, por që sipas tyre në kundërshtim me ligjin pasi bëhet fjalë për nënë dhe bijë e që në këtë rast krijohet bazë për konflikt interesi. Gjithashtu kallëzimet përmbajnë denoncimin për vjetërsimin e qëllimshëm të mbi 190 lëndëve nga viti 2021 deri në vitit 2023, kryesisht lëndë financiare nga Doganat dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike. Jo zyrtarisht dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit arrin me miliona euro. Akoma nuk dihet nëse një dëm i tillë buxhetor është konstatuar nga Policia Financiare dhe Anti-korrupsioni.

Kallëzimi penal

Shpërndarja e lëndëve në mënyrë manuale duke keqpërdorur sistemin AKMIS

Punësimi të kundërshtim me ligjin (konflikt interesi)

Vjetërsim i qëllimshëm i 190 lëndëve (të Doganave dhe DAP-it)

Me kallëzimet penale është njoftuar edhe Këshilli Gjyqësor i cili të mërkurën kishte në rend dite formimin e një komisioni për kryerjen e kontrollit në Gjykatën Administrative, por për arsye akoma të panjohura nga organi më i lartë i drejtësisë në vend një komision i tillë u prolongua për në muajin shtator. Gjendja e tillë faktike në Gjykatën Administrative dhe mos procedimi i ankesave në Gjykatën e lartë Administrative ishte konstatuar edhe në raportin e muajit prill të vitit 2019, megjithëse në vitin 2021 nga faqja e Ministrisë së Drejtësisë është larguar një raport i tillë. Në të është konstatuar se gjatë kontrollit janë gjetur ankesa të vitit 2014, 2015, 2016 dhe 2017 kur kryetare e gjykatës ishte Jetmire Ajdini Boshnjaku. Për keqpërdorimin e sistemit AKMIS ish kreu i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski ndodhet në burg dhe është dënuar me 3 vjet e 6 muaj, ndërsa për mos procedim dhe gjykim në afat racional në disa gjykata të vendit janë bërë kontrolle, por pa rezultate konkrete dhe raporte përkatëse nga ana e Këshillit Gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat