Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut/ 40-vjeçari përdhunon dy vajzat e mitura të partneres së tij

Maqedonia

Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut/ 40-vjeçari përdhunon dy vajzat e mitura të partneres së tij

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një grua ka denoncuar në polici se partneri i saj ka përdhunuar dy vajzat e saj të mitura.

Gruaja ka bashkëjetuar me 40-vjeçarin. Ky i fundit, pas denoncimit të partneres, është arrestuar ndërsa autoritetet thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrenë kallëzimin përkatës.

“Me datë 07.08.2023 në ora 01:50 në Sveti Nikollë, punonjësit policorë të Stacionit Policor të Sveti Nikollës e kanë privuar nga liria 40 vjaçarin J.P., pas denoncimit të gruas së tij pa kurorë, sipas të cilës ai ka kryer akte intime ndaj dy vajzave të saj të mitura”, thuhet në njoftimin e autoriteteve maqedonase.

Për rastin pritet të deklarohen edhe nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat