Maqedoni, tatimi solidar me flamur evropian

Maqedonia

Maqedoni, tatimi solidar me flamur evropian

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 18:53
Kuvendi

Nga taksa e njëhershme e solidaritetit, Qeveria parashikon të mbledhë rreth 76.4 milionë euro si të hyra të jashtëzakonshme buxhetore që do të përdoren për të përballuar pasojat e krizës energjetike dhe COVID-19. Biznesi pret që ligji i solidaritetit do të demotivojë kompanitë

Ekzekutivi pritet të kalojë Ligjin solidar në Parlament me flamur evropian. Përkundër kundërshtimeve të biznesit, Ligji për solidaritet, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe tatimin mbi fitimin, të martën do të jenë sërish në seancën e qeverisë, pas së cilës do të dërgohen në Kuvend me flamur evropian. Ligjet e reformës tatimore u dorëzuan në Kuvend vitin e kaluar, por ata mbetën të bllokuar në komisione nga ana e opozitës. Andaj edhe skadoi afati për këtë ligj.

Nga Ministria e Financave thonë se javën e kaluar përmes Qeverisë kanë kërkuar tërheqjen e këtyre tre ligjeve, sepse ato ishin në Parlament që nga nëntori, dhe nuk ishte hapur fare diskutimi i Komisionit për financimin e buxhetit dhe ishte planifikuar se si ato do të pasqyrohen në arkën e shtetit. “Tatimin e solidaritetit e kemi vendosur në mënyrë shtesë, por jo si pjesë e reformës tatimore, por në mënyrë plotësuese sepse është një taksë, e cila do të jetë e vlefshme vetëm një herë, dhe këtu po ndjekim shembullin e disa vendeve të BE-së. Dhe rekomandimi ishte për shtetet anëtare në BE, si Italia, Kroacia, por edhe vende të tjera si Britania e Madhe, Ukraina që kanë aplikuar një ligj të tillë dhe ne kemi e bërë një propozim të tillë pas një debati dhe diskutim të gjerë”, thotë ministri i financave, Fatmir Besimi.

Ligji parashikon që të gjithë ata që kanë fitime mbi 10 milionë euro dhe fitimi mesatar i të cilëve në katër vitet e fundit kalon 20 për qind, do të tatohen me taksë 30 për qind. Ai nuk zbatohet për kompanitë e themeluara në vitin 2022. Ai pritej të grumbullohet deri në 31 maj të këtij viti pas kalimit të filtrave parlamentare si ato të në Komisionin për financim dhe votimit të mëvonshëm nga ana e deputetëve, mirëpo si duket këtë muaj do të votohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.

Nga taksa e solidaritetit, Qeveria parashikon të mbledhë 4.7 miliardë denarë, ose rreth 76.4 milionë euro, si të hyra të jashtëzakonshme buxhetore që do të përdoren për të përballuar pasojat e krizës energjetike dhe COVID-19. Për atë pjesë të fitimit që nuk do të përfshihet në dispozitat e taksës së solidaritetit, shoqëritë do të paguajnë një taksë në masën e zakonshme dhjetë për qind. Ministri i Financave, Fatmir Besimi thotë se ky tatim i njëhershëm vlen vetëm për kompanitë më të mëdha, në radhë të parë ka efekt solidariteti dhe duhet të tregojë përgjegjësi shoqërore për të gjithë ne, si atyre që janë në politikë po ashtu edhe komunitetit të biznesit.

“Tatimi i solidaritetit, siç quhet në propozimin e fundit dhe në vetë direktivën e BE-së, nuk është pjesë e reformës tatimore. Ai nuk synon rritjen e shpenzimeve të buxhetit, por në buxhetin tashmë të miratuar me këto mjete financiare shtesë do t’i zvogëlojmë deficitin buxhetor dhe borxhin publik, ndërsa ato do të shfrytëzohen vetëm për ballafaqimin me krizën”, thekson ministri Besimi.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kanë theksuar se miratimi i ligjit për tatimin shtesë mbi fitimin në fund të vitit 2022, paraqet rrezik për reputacionin e shtetit dhe krijon pasiguri tek investitorët ekzistues dhe ata potencial, veçanërisht duke pasur parasysh që shtetet fqinje nuk kanë vendosur tatim të ngjashëm. Nga Oda ekonomike thonë se me konceptin e propozuar, kompanitë që kanë investuar në vitet e mëparshme dhe kanë realizuar një fitim më të vogël, krahasuar me fitimin potencialisht të rritur në vitin 2022, që do të realizonin si rezultat i investimeve, rritjes së efikasitetit në punë dhe rritjes së produktivitetit të punonjësve, vendosen në një pozicion të pafavorshëm. Nga atje shtojnë se ligji i solidaritetit do të demotivojë kompanitë dhe kompanitë e huaja do të preken fuqishëm. “Të gjitha kompanitë tona mendojnë se kjo është e gabuar. Askush nuk është kundër pagimit të taksave, por le të thonë se cilat janë rregullat. Ne nuk mund të rivendosim rregullat e lojës brenda natës. Sikur u luajt ndeshja dhe do të flasim tani, por ju e dini që nuk ishte kështu, mund të ishte shënuar gol, sepse arbitri nuk i binte bilbilit”, thotë Antoni Peshev, drejtor ekzekutiv i Odës ekonomike.

Nga ana tjetër, drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike, Jovan Despotovski nuk mendon se investitorët e huaj në këto zona do të ndikohen negativisht nga miratimi i Ligjit për taksën e solidaritetit me flamur evropian. Sipas tij, pas bisedimeve me kompanitë përkatëse vitin e kaluar kur u shpall ligji, reagime ka pasur vetëm një ose dy raste. Sipas tij, reagimi i bizneseve në lidhje me këtë ligj i cili u intensifikua veçanërisht këto ditë nga Oda Ekonomike, ishte për shkak se “nuk është thënë me kohë”. Për më tepër, duhet pasur parasysh se kjo është një zgjidhje e njëhershme dhe ky ligj që do të mbetet dhe do të rëndojë më tej flukset financiare të kompanive.

Në Kroaci në fund të vitit 2022 hyri në fuqi ligji për tatimit mbi fitimin ekstra që do të mbulojë pothuajse 200 biznese, të cilët duhet të paguajnë 198.99 milionë euro shtesë në buxhet. Sipas ligjit, ata me fitime të shtuara do të përballen me tatim shtesë mbi të ardhurat, pavarësisht nga aktiviteti që kryejnë. Kompanitë kroate që në vitin 2022, kanë realizuar më shumë të ardhura se 39.79 milionë euro, ndërsa fitimin e kanë më të madh se 20 për qind të mesatares katërvjeçare, në vitin 2023 do të paguajnë në këtë fitim mbi mesataren taksa shtesë të fitim sipas shkallës prej 33 për qind, bazuar në Ligjin për tatimin shtesë në fitim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat