Bastisje në Strumicë, arrestohet një person

Maqedonia

Bastisje në Strumicë, arrestohet një person

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në ora 14:20, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Strumicës kanë privuar nga liria 44 vjeçarin A.A. nga Strumica.

Sipas raportit të policisë gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, u gjete dhe konfiskua një sasi e marijuahëns.

Gjatë bastisjes A.A. bashkë G.A. dhe M.A. është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.

A.A. është ndaluar në Stacionin Policor Strumicë, për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohen parashtresa përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat