Të hënën fillon aplikimi i studentëve të Maqedonisë së Veriut për të siguruar vend në konvikt

Maqedonia

Të hënën fillon aplikimi i studentëve të Maqedonisë së Veriut për të siguruar vend në konvikt

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Studentët shtetas të Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi prej të hënës të aplikojnë për të siguruar vend në konviktet studentore për vitin akademik 2023/24.

“Afati për aplikim për studentët e vitit të II dhe viteve më të larta fillon prej 17.07.2023 dhe zgjat deri më datë 31.07.2023. Afati për aplikim të studentëve të vitit të I fillon prej 01.09.2023 dhe zgjat deri më 11.09.2023”, paralajmërojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Në rast se nuk plotësohen vendet e lira, mundësia për aplikim do të vazhdon, por jo më vonë se 30 nëntor.

“Nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion  në konvikte, 20% sigurohen për studentë, që për herë të parë do të regjistrohen në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë   në  Republikën  e  Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat