Protesta në Strumicë, qytetarët kundërshtojnë hapjen e minierës Illovica

Maqedonia

Protesta në Strumicë, qytetarët kundërshtojnë hapjen e minierës Illovica

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 18:29
Protesta në Strumicë

Qindra qytetarë kanë bllokuar sot udhëkryqin qendror të qytetit të Strumicës për të shprehur kundërshtimin dhe revoltën e tyre ndaj vendimit të gjykatave dhe qeverisë për bashkimin e për shfrytëzimin e burimeve minerale në komunat e Bosilovës dhe Novo Sellës për hapjen e një miniere. Në bllokadën e protestuesve u theksuan kërkesat për ndërprerjen e koncesioneve, si dhe përcaktimi i përgjegjësisë për të gjithë ata që kontribuuan në mundësinë e hapjes së minierës Ilovicë- Stukë. Ata kërkojnë që për këtë rast të reagojnë edhe Komisioni Antikorrupsion.

“Këtë betejë do ta realizojmë në çdo nivel të mundshëm, duke filluar nga Këshillat Komunal, deri në instancat më të larta shtetërore”.

“Mos mendoni se aq lehtë do të mund t’i plaçkitni qytetarët me marrëveshjet e dakorduara të cilat tashmë janë bërë me strukturat më të afërta të BDI-së dhe financuesve të tyre. Qytetarët nuk do të lejojnë që të jenë viktima të lojërave të tilla dhe do t’I dënojnë ashpër fillimisht në zgjedhje dhe pastaj në gjykata”.

Protestuesit morën mbështetje edhe nga Ministrja për Mjedis Jetësorë dhe Planifikim Hapësinorë, Kaja Shukova dhe ajo për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska. Kjo e fundit tha se Qeveria do të rishqyrtojë vendimin për bashkimin e dy koncesioneve për minierën Ilovica-Stukë dhe do kërkoi informata shtesë nga ministria kompetente. Trençevska theksoi se rajoni i Strumicës është rajon bujqësor, kurse fusha pjellore e Strumicës është kyçe për për mijëra familje.

“Qeveria në koordinim më Kryeministrin dhe ministrat do ta rishqyrtojnë vendimin për bashkimin e dy koncesioneve dhe do të kërkojnë informacione shtesë nga ministria kompetente.

Nuk do të lejohet hapje e minierës në Ilovicë pa konsultime dhe miratim nga qytetarët nga popullata vendase, pa pasur kujdes rreth të gjithë procedurës dhe pa plotësuar të gjitha standardet për mjedis jetësorë”, u shpreh Jovana Trençevska- ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

Për situatën me minierën në Strumicë, reagoi edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristjan Mickoski, për të cilin kjo nuk është asgjë tjetër përpos biznes i zakonshëm i Qeverisë. Sipas tij është pafytyrësi që Qeveria sjell vendimin, ndërsa ministri në të njëjtën Qeveri thotë se nuk pajtohet me atë vendim. Nëse nuk pajtohet me atë vendim, thotë Mickoski, ministri ka mundur të njëjtën ditë të japë dorëheqje.

“Kjo përfaqëson një marrëveshje të qartë biznesi për partnerët e koalicionit. Është BDI, e cila tashmë po hyn në këtë marrëveshje me pronësi, dhe natyrshëm është edhe partneri më i vogël i koalicionit, LSDM, të cilët gjunjëzohen para urdhrave të BDI-së.

BDI urdhëron, LSDM-ja mbështet dhe përmbush. Përafërsisht kështu funksionon sot qeveria në Maqedoni dhe përderisa qeveria në Maqedoni funksionon kështu, Maqedonia do të shkojë mbrapa, duke përfshirë edhe atë që thatë sot, pakënaqësinë e qytetarëve në rajonin e Strumicës, të komunave të Bosilovës, Novo Sellë para së gjithash ku janë planifikuar këto objekte”, theksoi Hristjan Mickoski- kryetar i OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat