Vazhdojnë kërkimet për të riun që u zhduk në ujërat e digës në Strumicë

Maqedonia

Vazhdojnë kërkimet për të riun që u zhduk në ujërat e digës në Strumicë

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Vazhdojnë kërkimet për personin M.P (29) nga fshati Dabile të Strumicës i cili u zhduk pardje në ujërat e digës afër fshatit Dërvosh.

Sipas zëdhënëses së SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova, në kërkim të të riut janë zhytësit e MPB-së.

Por terreni i keq dhe uji i turbullt në digë po e vështirësojnë kërkimin.

Ndryshe, pardje në orën 13:30 në policinë e Shërbimit të urgjencës mjekësore është lajmëruar se rreth orës 13:00 M.P (29) nga fshati Dabile, Strumicë ka hyrë në ujërat e digës në afërsi të fshati Dërvosh, Strumicë dhe nuk ka dalë prej aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat