Qeveria e RMV-së miratoi tekstin për ndryshimet kushtetuese, i dorëzoi në Kuvend

Maqedonia

Qeveria e RMV-së miratoi tekstin për ndryshimet kushtetuese, i dorëzoi në Kuvend

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 17:18
Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi tekstin e Propozimit për qasjen ndaj ndryshimit me udhëzime për ndryshim dhe plotësim të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe vendosi që Dokumenti të dorëzohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Propozimi për qasje ndaj ndryshimit të Kushtetutës është përgatitur nga grupi i punës i përbërë nga ekspertë, profesorë eminent nga disa universitete në shtet si dhe përfaqësues të partive politike, edhe atë me mbështetje njëzëri të përmbajtjes së tekstit, pas çfarë pika është vendosur në rend dite të seancës së sotme qeveritare me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, njoftojnë nga Qeveria.

“Propozimi është përgatitur në bazë të Përfundimeve të Kuvendit, të miratuara në seancën e mbajtur më datë 16.7.2022, kurse ndërlidhen me Përfundimet e Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe Qëndrimit të përbashkët me deklaratën hyrëse të BE-së në Mbledhjen politike të Konferencës ndërqeveritare për qasjen të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”.

“Maqedonia e Veriut në përputhje me përcaktimin strategjik për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian është e vendosur që të zbatojë obligime që ndërmerren me kornizat me kornizën negociuese dhe negociatat qasëse të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian që filloi me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare, të mbajtur më datë 19.7.2022″, thonë nga Qeveria e RMV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat