Kallëzim penal kundër dy personave nga Shkupi, falsifikuan lejet për vozitje

Maqedonia

Kallëzim penal kundër dy personave nga Shkupi, falsifikuan lejet për vozitje

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 17:20
Policia

Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër I.I.(45) dhe D.Sh.(33), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimev

Përkatësisht, I.I. ka marrë patentë shoferi të RMV-së të falsifikuar për drejtimin e mjeteve motorike nga kategoritë “A”, “B”, “F”, “G” dhe “M”.

Ndërsa, D.Sh ka marrë patentë shoferi të kategorisë “B”, “F”, “G” dhe “M” të cilat i kanë përdorur gjatë drejtimit të automjeteve në Belgjikë.

“Për shkak të kundërvajtjeve të trafikut të kryera në Belgjikë, të dy personave iu është marrë patenta dhe iu janë dorëzuar shërbimeve kompetente në vend, pas së cilës u konstatua se ishin të falsifikuara”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat