Kasami: Opozita e bashkuar do të jetë shumë më e fuqishme se BDI

Maqedonia

Kasami: Opozita e bashkuar do të jetë shumë më e fuqishme se BDI

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 09:19
Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për “Zona Zero” ka folur për bashkëpunimin e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se opozita e bashkuar do të jetë më e fuqishme dhe BDI do ta ketë të pamundur të vazhdojë të qeverisë.

Nëse i analizojmë zgjedhjet lokale, partitë opozitare kanë pasur më shumë vota se sa BDI. Në vitin 2016 mori 10 mandate me 86 mijë vota, ndërsa partitë opozitare morën gjithashtu 10 mandate por me 126 mijë vota. Votat opozitare gjithmonë kanë qenë më shumë, por BDI e ka shfrytëzuar partneritetin me partitë maqedonase dhe është bërë pjesë e qeverisë”.

“Tash, për herë të parë, me bashkimin e forcave opozitare besojmë që diferenca mes votave të opozitës dhe votave të partive në Qeveri që janë bashkë me BDI-në, do të jetë shumë më të fuqishme edhe në mandate, edhe në vota dhe kjo do ta bëjë të pamundur që BDI të vazhdojë të jetë në Qeveri”, tha Kasami.

Ai shtoi se Qeveria nuk i ka votat e mjaftueshme për ndryshimet kushtetuese dhe se zgjedhjet kuvendare duhet të mbahen sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat