Kovaçevski është optimist se në 30 ditët e ardhshme do të sigurojë 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Kovaçevski është optimist se në 30 ditët e ardhshme do të sigurojë 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 11:49
Dimitar Kovaçevski

Qeveria e RMV-së dje ka dorëzuar në Kuvend propozimin për ndryshime kushtetuese, ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçevski 30 ditë para fillimit të seancës plenare për të votuar nevojën për hapjen e Kushtetutës është optimist se do të ketë konsensus ndërpartiak për vazhdimin e integrimit evropian të shtetit.

“Pritjet e mia janë që të ketë një diskutim të frytshëm dhe të ketë një konsensus ndërpartiak për vazhdimin e integrimit evropian të shtetit. Ambasadori David Geer e bëri të qartë se gjithçka varet nga ne dhe se ne i marrim vendimet. Besoj se këto janë ndryshime kushtetuese që nuk ndërhyjnë në asnjë çështje identiteti”.

Ne jemi një shoqëri multietnike që është shembull i Evropës në miniaturë dhe shpresoj se 120 deputetë do të kenë vizion, virtyt dhe guxim për të marrë vendim që do të thotë sigurim i një të ardhmeje më të mirë evropiane për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm”, tha Kovaçevski.

Ndryshe, dje Qeveria i dorëzoi në Kuvend propozim-ndryshimet kushtetuese, të cilat parashohin futjen e bullgarëve në Preambulë, por edhe të disa nacionaliteteve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat