MPB Maqedoni me detaje për arrestimet e sotme: Kallëzim penal kundër 15 personave, është dëmtuar buxheti i shtetit për 840 mijë euro

Maqedonia

MPB Maqedoni me detaje për arrestimet e sotme: Kallëzim penal kundër 15 personave, është dëmtuar buxheti i shtetit për 840 mijë euro

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme Departamenti për luftë kundër krimit të organizuar ka ngritur kallëzim penal ndaj 15 personave fizikë dhe 3 personave juridik, përkatësisht ndaj 11 personave fizik për veprat penale “bashkim kriminal”, “mashtrimit tatimor” dhe “pastrimit të parave”.

Tre nga të denoncuarit, duke përfshirë një udhëheqës në Drejtorinë për të Ardhura Publik (DAP), organizuan shoqërim kriminal në shtator 2020, të cilit më vonë iu bashkuan 8 persona të tjerë, duke përfshirë dy punonjës të DAP dhe pjesa tjetër menaxherë ose pronarë të personave juridikë, të cilët gjatë 2020 dhe 2021 në mënyrë të organizuar, përmes tetë personave juridikë nga Shkupi, kanë lëshuar fatura fiktive dhe kanë gjeneruar kërkesa fiktive në DAP për rimbursim të taksave, me çka kanë kryer krimet e përmendura dhe kanë përfituar dobi pasurore të kundërligjshme në dëm të buxhetit të shtetit”.

“I denoncuari i parë dhe i dytë, edhe pse nuk janë pronarë, drejtues dhe persona të autorizuar të llogarive të subjekteve juridike, në fakt kanë menaxhuar, koordinuar dhe dhënë udhëzime për veprim, si dhe i kanë raportuar aktivitetet të denoncuarit të tretë – person udhëheqës në DAP”.

“Ky grup i organizuar kriminal ka shfrytëzuar personat juridikë për t’i lëshuar fatura të rreme njëri-tjetrit, pa ndonjë veprimtari reale biznesi, dhe në bazë të këtyre faturave, deklaratat e TVSH-së janë dorëzuar në DAP, me qëllim pretendimin e pabazuar për rimbursim tatimor, dmth mbi bazën e këtyre faturave është bërë një paradhënie, e cila përdoret më tej për kompensimin e borxheve tatimore, të cilat palët e treta, edhe persona juridikë, kishin si detyrim ndaj DAP”.

Këta persona juridikë janë përdorur si garantues tatimor, kështu që janë lidhur marrëveshje me debitorët tatimorë sipas të cilave garantues tatimor kanë qenë tetë personat juridikë dhe për këtë kanë shfrytëzuar paradhëniet joreale tatimore që kanë pasur me DAP. Organizatorët e gjithë kësaj skeme të hartuar në këmbim merrnin mallra, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si automjete luksoze, apartamente etj., të cilat më pas ua shitën të tretëve, duke përfituar në mënyrë të paligjshme përfitime materiale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gjithashtu shtojnë se gjatë bastisjeve të sotme në disa lokacione në Shkup, janë sekuestruar celularë, dokumentacione, si dhe municion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat