Maqedoni, seanca për ndryshimet kushtetuese do të mbahet me 18 gusht

Maqedonia

Maqedoni, seanca për ndryshimet kushtetuese do të mbahet me 18 gusht

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Më 18 gusht është caktuar seanca për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Kështu thuhet në njoftimin e dërguar nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pas dorëzimit të djeshëm nga Qeveria në legjislativ. Ky është praktikisht filtri i parë për shumicën e kërkuar sepse edhe kjo kërkon të paktën 80 vota.

“Sipas Kushtetutës dhe Rregullores, kryetari tashmë e ka caktuar seancën plenare për datën 18 gusht në ora 11:00. Para shqyrtimit të Propozimit në seancë plenare, sipas rregullores, Propozimi do të shqyrtohet nga Komisioni për Çështje Kushtetuese, kryetar i të cilit është kryetari Xhaferi”, tha Talat Xhaferi.

Ambasadori i BE-së, David Geer kujtoi deklaratën e fundit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila tha se ka një iniciativë të re që në fakt është një plan për zhvillim më të shpejtë të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Geer, i cili foli në gjuhën maqedonase, tha se është koha për të avancuar në rrugën evropiane.

“Këto janë mundësi të mëdha për Maqedoninë e Veriut që varen nga ju që të vazhdoni të bëni përparim në reformat dhe të përfitoni nga të gjitha mundësitë për të ecur me vendosmëri përpara në rrugën tuaj evropiane”, tha Geer.

Edhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se SHBA-të mbështesin procesin e ndryshimeve kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat