Ndalohen tre persona në Kërçovë, kapen duke prerë dru ilegalisht

Maqedonia

Ndalohen tre persona në Kërçovë, kapen duke prerë dru ilegalisht

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Në rajonin e Kërçovës policia ka kapur 3 persona duke prerë ilegalisht dru. Prej orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, deri në orën 04:00 të mëngjesi të sotëm, policia ka kryer aksion për parandalimin e prerjes së druve në rajonin e Kërçovës.

“Në rrugën nga fshati Lugina e Bigorit deri në vendbanimin Biçincë të Kërçovës, zyrtarët policorë të Njësisë Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim, e kanë privuar nga liria M.M.(24) nga Kërçova. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen” targa, të cilin ai drejtonte, u gjetën dru zjarri pa dokumentacion, dy sharra motorike, si dhe asnjë dokument për mjetin”, thonë nga MPB.

“Po ashtu në rrugën nga fshati Lugina e Bigorit deri në vendbanimin Biçincë është vërejtur një veturë e udhëtarëve “Opel Tigra”, e cila nuk është ndalur në shenjë ndalese.

Më pas menjëherë automjeti është ndalur, pas çka dy persona që udhëtonin në të janë larguar nga vendi ndërsa gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dru zjarri. M.M., veturat, drutë e zjarrit dhe sharra elektrike me motor i janë dorëzuar Stacionit Policor të Kërçovë për procedurë të mëtutjeshme”, shtojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat