Diabetikët të premten protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni

Maqedonia

Diabetikët të premten protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Sindikata e shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë njoftoi se të premten në ora 19:00 do të organizojnë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë për shkak se nuk po marrin terapinë e duhur. Në një deklaratë ata thonë se durimi i tyre i ka ardhur fundi dhe se kanë kaluar të gjitha afatet për zgjidhjen e problemit nga autoritetet.

“Të gjitha afatet kanë kaluar. Lojëra dhe manipulime logjike, ligjore, fiktive dhe të sajuara. Ka mbaruar koha e gënjeshtrave dhe e shpifjeve të 150 mijë qytetarëve, 45 mijë personave me diabet me insulinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria ‘jonë’ e Republikës së Maqedonisë së Veriut manipuluan 700 fëmijë dhe të rinj me pompa, komplete pompash, sensorë, glukometra dhe terapi. Ne kemi terapinë më inovative me insulinë dhe antidiabetike. Faleminderit, por nuk e marrim! Pse?”, thotë Dime Velev, kryetar i Shoqatës së shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë.

Nga aty shtojnë se bëhet fjalë për një protestë paralajmëruese paqësore për një jetë të sigurt dhe cilësore të personave me diabet dhe në deklaratë distancohen nga çdo kalkulim partiak, politik apo tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat