Lloga për Kamçevin: Njëri nga sponsorët kryesor për shkatërrimin e PSP-së

Maqedonia

Lloga për Kamçevin: Njëri nga sponsorët kryesor për shkatërrimin e PSP-së

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 15:00
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tha se si anëtar i Këshillit Gjyqësorë do të kërkojë që të kontrollohen të gjitha lëshimet që janë bërë gjatë procedurës për të gjitha lëndët ku akuzohet Jordan “Orce” Kamçev.

Ai ka deklaruar se ndjen keqardhje që organet gjyqësore nuk e shohin atë që e sheh çdo qytetar edhe pas futjes së Kamçevit në listën e zezë të SHBA-ve.

“Me Kamçevin ndodhi ajo që edhe pritej të ndodhë, në fakt që organet gjyqësore të Maqedonisë nuk janë duke e pa Kamçev është njëri nga sponsorët kryesorë për shkatërrimin e Prokurorisë Speciale Publike dhe emri i tij lidhet me shumë probleme që janë sot në vend. Më vjen mirë që ai u gjet në listën e zezë të SHBA-ve.

Më vjen keq që organet gjyqësore të Maqedonisë nuk e kanë parë dhe nuk vazhdojnë ta shohin atë me syrin të cilin e sheh edhe qytetari në vend”, u shpreh ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat