Kovaçevski – Filipek: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE

Maqedonia

Kovaçevski – Filipek: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 20:58
Kovaçevski – Filipek

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski sot kishte takim me sekretarin ekzekutiv të përgjithshëm të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), Xhakomo Filibek me çka të dy kanë diskutuar për situatat aktuale dhe sfidat në shtet, si dhe për proceset e ardhshme.

Siç bënë të ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, sekretari ekzekutiv i përgjithshëm i PSE, Filibek i përshëndeti hapat konkretë të Qeverisë në drejtim të përmbushjes së qëllimeve eurointegruese.

Gjatë kësaj, theksohet, Filibek e transmetoi mbështetjen e plotë të Qeverisë, si dhe të gjitha përpjekjet të cilat i ndërmerr me qëllim që të shfrytëzohet mundësia e ofruar për përmbushjen e qëllimit strategjik anëtarësimit të plotë në BE.

“Në takim u konstatua se procesi i skriningut në vend po zhvillohet me ritmet e pritura. Është vlerësuar se zbatimi i proceseve reformuese dhe ekzistenca e ndërgjegjësimit nga të gjithë aktorët politikë për miratimin pa probleme të ndryshimeve kushtetuese është e nevojshme si garanci për të siguruar hyrjen pa probleme në BE, pasi kjo është pritshmëria e qytetarëve. Bashkë u tha se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye nuk duhet humbur mundësia aktuale historike që do të sigurojë cilësi më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat