Aksident në rrugën Negotinë – Demir Kapi, humb jetën një shtetase e Gjermanisë

Maqedonia

Aksident në rrugën Negotinë – Demir Kapi, humb jetën një shtetase e Gjermanisë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Një grua 62 vjeçare nga Gjermania ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur sot në magjistralen Negotinë – Demir Kapi, njoftoi sot pasdite për AIM, zëdhënësi i SPB Veles, Riste Samarxhiev.

“Sot në ora 11:20 në DPB Negotinë është raportuar se në magjistralen Negotinë – Demir Kapi, M.A.(36) nga Republika Federale e Gjermanisë, duke drejtuar veturën e pasagjerëve “BMW” me shenja kombëtare gjermane, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga”.

“Në aksident bashkëudhëtarja S.A.(62) nga Republika Federale e Gjermanisë ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë.

Dy pasagjerë të mitur kanë pësuar lëndime trupore që janë konstatuar në spitalin e Kavadarit. Kontroll në vendin e ngjarjes është kryer nga prokurori publik dhe ekipi i këqyrjes nga DPB Negotinë”, sqaroi Samarxhiev.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat