Pendarovski: 6 shtete marrin pjesë në procesin e Berlinit ndërsa në ”Ballkanin e Hapur” vetëm 3

Maqedonia

Pendarovski: 6 shtete marrin pjesë në procesin e Berlinit ndërsa në ”Ballkanin e Hapur” vetëm 3

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 12:58
Foto nga takimi

Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot gjatë vizitës së tij në Shqipëri ku u prit nga presidenti shqiptar Bajram Begaj tha se Procesi i Berlinit ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur.

”Ballkani i Hapur që nga fillimi i tij është që të jetë një bashkëpunim rajonal mes vendeve të Ballkanit. Ekzistojnë mbi 50 iniciativa që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim mes vendeve. Ballkani i Hapur ka qenë një prej tyre dhe shpresoj që në një format të tillë të vazhdojë dhe më tej.

Është e pakontestueshme se vendet që marrin pjesë në Ballkanin e Hapur e kanë të qartë se “çadër” për të gjitha iniciativat është procesi i Berlinit i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur.

6 shtete marrin pjesë në procesin e Berlinit, ndërsa vetëm 3 në Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur” – tha Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat