LD-Maqedoni: Udhëheqësit shtetëror të mos fshihen prej popullit

Maqedonia

LD-Maqedoni: Udhëheqësit shtetëror të mos fshihen prej popullit

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 12:34
Pavle Trajanov

Kreu i shtetit dje mbajti fjalime në festën më të madhe kombëtare dhe shtetërore maqedonase, Ilinden, larg popullit, me siguri të fortë policore dhe mysafirë të përzgjedhur, akuzojnë nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, i cili së fundi u largua nga koalicioni qeveritar dhe kërkojnë që qeveria organizon zgjedhjet parlamentare.

“Është tentuar të keqpërdoret kjo festë e ndritur, t’i apelohet Ilindenëve dhe kryengritjes, që gjoja të tregojmë guxim për ndryshimin e Kushtetutës, që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

Është shumë e papërshtatshme që dikush të krahasohet me indianët ose me partizanët dhe t’i bëjë thirrje popullit, duke ikur nga populli ose duke bërë diçka që 80% e popullit nuk e pranon”, thuhet në reagim.

Nga LD thonë se është e padiskutueshme që anëtarësimi në BE është interesi ynë kombëtar, strategjik dhe shtetëror, por pretendojnë se ka qenë lidershipi shtetëror që na ka mbërthyer në atë rrugë duke pranuar kushte të papranueshme, gjunjëzim dhe servilizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat