Zjarri në afërsi të Bogdancit është vënë nën kontroll

Maqedonia

Zjarri në afërsi të Bogdancit është vënë nën kontroll

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 12:00
Zjarri

Zjarri në afërsi të Bogdancit, afër “Bradrov Kamen”, ku digjet mali me kërcell të ulët, bredh dhe bar të thatë, është lokalizuar dhe vënë nën kontroll, por në vende të caktuara ka ende zjarr”, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Zjarri është shuar nga gjashtëdhjetë zjarrfikës dhe ekipe të “Pyjeve Kombëtare” dhe ndërmarrjes komunale të Bogdancit, të cilët me ndërhyrjen e tyre të shpejtë nuk lejojnë përhapjen e zjarrit.

E kryetari i Komunës së Bogdancit, Bllazhe Shapov, ka konfirmuar se zjarri është i lokalizuar, por ekipet janë ende në terren dhe bëjnë kujdes që të mos shpërthejë në vende të reja.

“Për momentin zjarri është lokalizuar dhe vënë nën kontroll, por do të jetë kritike në orët në vijim. Nëse nuk shfaqen pika të reja të nxehta, zjarri do të shuhet plotësisht”, tha Shapov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat