Zakharieva: Bullgarët janë pjesë e realitetit në RMV, kjo duhet të pranohet

Maqedonia

Zakharieva: Bullgarët janë pjesë e realitetit në RMV, kjo duhet të pranohet

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 11:00
Ekaterina Zakharieva

“Maqedonia e Veriut duhet t’i zbatojë reformat e nevojshme për t’i përmbushur kushtet nëse dëshiron të fillojë negociatat për anëtarësim në BE”.

Këtë e deklaroi ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, e cila është edhe kryetare e Komisionit për politikë të Jashtme në Kuvendin e Bullgarisë.

Siç raporton BGNES, komenti i saj vjen në prag të ndryshimeve kushtetuese që duhet të bëhen në Maqedoninë e Veriut për futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Ajo iu bëri thirrje autoriteteve në Maqedoni që të mos frikësohen nga ndryshimet.

“Ndryshimi i Kushtetutës së RMV-së nuk është punë e madhe. Bullgarët janë pjesë e realitetit të RMV-së dhe kjo duhet të pranohet”, tha Zakharieva.

Ajo gjithashtu tha se është në të mirë të të dy vendeve që të hapin faqe të re të marrëdhënieve midis tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat