Gjendja e rrugëve dhe vendkalimeve kufitare, rreth 30 minuta pritet në Tabanoc dhe Bogorodicë

Maqedonia

Gjendja e rrugëve dhe vendkalimeve kufitare, rreth 30 minuta pritet në Tabanoc dhe Bogorodicë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur.

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

Për shkak të asfaltimit të rrugës rajonale R1102 Veles – Gradsko, edhe sot pjesa ndarëse do të jetë e mbyllur për qarkullim në periudhën prej orës 08:00 deri në ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat