Kujdes me 20%! RMV-ja historikisht është më shumë shqiptare sesa maqedonase

Maqedonia

Kujdes me 20%! RMV-ja historikisht është më shumë shqiptare sesa maqedonase

Nga: Sulejman Mehazi Më: 19 gusht 2023 Në ora: 12:40
Sulejman Mehazi

Të nderuar bashkëqytetarë maqedonas Apasiev, Mickoski, Kovaçevski dhe ju të BDI-së e ASH-së në pushtet, kujdes!, e mos luani me 20% e bashkëvendasve tuaj shqiptarë, kujdes!, se RMV-ja është më shqiptare sesa maqedonase, argumentet shqiptare janë të pamohueshme ndaj maqedonasve:

- Kujdes me 20% e shqiptarëve se Ministri i parë i shtetit shqiptar, Mehmet Deralla, lindi në Pollogun e Maqedonisë suaj;

- Kujdes!, me bashkëvendasit shqiptarë, se, nëna e Skënderbeut lindi në Pollogun e Maqedonisë suaj;

- Kujdes, me bashkëvendasit shqiptarë, se, Shkupi ka qenë Vilajeti i shqiptarëve e jo i maqedonasve;

- Kujdes!, me bashkëvendasit shqiptarë, se, Mustafë Sheh Tetova, ka qenë sekretar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit;

- Kujdes!, me bashkëvendasit shqiptarë se, mjeku i famshëm shqiptaro-amerikan, Ferit Muradi, që mori çmimin Nobel, është me prejardhje nga Pollogu i shqiptarëve;

- Kujdes me 20%!, e bashkëvendasve shqiptarë se e Shenjta Nëna Tereza, që mori çmimin Nobel, lindi në Shkupin e shqiptarëve të Maqedonisë Veriore;

- Kujdes me 20%!, e bashkëvendasve shqiptarë se Kongresi i Alfabetit Shqiptar, u mbajt në qytetin e Manastirit të Maqedonisë suaj Veriore;

- Kujdes me 20% e shqiptarëve!, ju bashkëkombas maqedonas, Mickoski, Apasiev, Kovaçevski që krekoseni ndaj shqiptarëve, se, shteti juaj i RMV-së u krijua nga stenda e zemrës së sëmurë të Iliridës.

Tani urdhëroni ju Mickoski, Kovaçevski  e Apasiev na tregoni kundër argumentet se sa është e juaja RMV-ja?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat