Mickoski: Nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, Osmani e kishte dertin e Shqipërisë

Maqedonia

Mickoski: Nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, Osmani e kishte dertin e Shqipërisë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 15:55
Hristian Mickoski

Nuk ka shans teorike që kjo të kalojë, ne i thamë jo përsëritjes së shkopit dhe karotave. Këshu deklaroi kryetari i OBRM-PRDUKM-së, Hristian Mickoski, një ditë pas seancës së parë parlamentare për ndryshimet kushtetuese.

Mickoski mendon se marrëveshja me BE-në është e keqe dhe se është pranuar vetëm nga qeveria.

“Këta njerëz janë gjithashtu të këqij për komunitetin ndërkombëtar. Nuk mund të realizojnë të gjitha ato që kanë premtuar dhe nuk munden sepse qëllimi nuk ishte e ardhmja e qytetarëve. Osmani u kujdes për Shqipërinë, ndërsa Kovaçevski dhe Pendarovski dukej se qëndruan në kulltukun e tyre. Nuk ka asnjë çmim nën të cilin unë do të pajtohem për një diktat bullgar”, tha Mickoski.

Kryetari i OBRM-së, Hristian Mickoski konsideron se propozimi që vjen nga qytetarët është propozim maqedonas, e jo ky, dhe sipas tij, propozimin maqedonas e bëjnë qytetarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat