Dy persona të vdekur gjenden në shtëpitë e tyre në Shkup dhe Manastir

Maqedonia

Dy persona të vdekur gjenden në shtëpitë e tyre në Shkup dhe Manastir

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Dy persona të vdekur janë gjetur dje në shtëpitë e tyre, në dy raste të ndara në Shkup dhe Manastir, njoftoi MPB.

J.Sh. nga Prilepi, dje në ora 10:00 në SPB Shkup, ka raportuar se në rrugën “Kozle” në Shkup ka gjetur babain e saj të ndjerë Z.J (62). Vdekjen pa shenja të dukshme dhune e ka konfirmuar mjeku i Urgjencës Mjekësore.

Në orën 14:52 të ditës së djeshme në RTSH Manastir është raportuar se V.I.(79) është gjetur i pajetë në shtëpinë në fshatin Dobrushevë të Prilepit. Një mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme.

Në të dyja rastet, me urdhër të prokurorit publik, trupat janë dorëzuar për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat