Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, e cila pasdite do të intensifikohet përgjatë Povardarisë.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë. Vlera e indeksit UV do të jetë 7.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.

Sipas parashikimit të HMRC-së, gjatë javës së punës do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me temperatura ditore që kudo do të jenë mbi 30 gradë.

Në disa pjesë të vendit do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta, njofton Administrata për Çështje Hidrometeorologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat