LSDM: OBRM-PDUKM tregon se është kundër BE-së, duan të bllokojnë ardhmërinë Evropiane të qytetarëve

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM tregon se është kundër BE-së, duan të bllokojnë ardhmërinë Evropiane të qytetarëve

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

LSDM përmes një kumtese ka akuzuar OBRM-në se po bllokon qytetarët dhe vendin nga ardhmëria evropiane.

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM kanë treguar se janë kundër BE-së, se duan ta bllokojnë ardhmërinë evropiane të qytetarëve, vetëm për qëllime personale.

OBRM qëndroi kundër një jete më të mirë për qytetarët, kundër fondeve më të mëdha, kundër rritjes së progresit dhe standardeve evropiane.

Është një veprim i rrezikshëm, antishtetëror dhe antimaqedonas i OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit.

Anëtarësimi në BE nuk është lojë, ka të bëjë me të ardhmen e atdheut.

80% e qytetarëve të Maqedonisë janë për anëtarësim në BE, duan të jetojnë në një shtet evropian, anëtar i NATO-s dhe BE-së.

Koalicioni pro-evropian i udhëhequr nga LSDM-ja nuk do t’i nënshtrohet sjelljes së dëmshme, të papërgjegjshme dhe joshtetërore të OBRM-PDUKM-së.

Së bashku me qytetarët do të bëjmë gjithçka për ta thyer atë bllokadë.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë për interesat më të larta kombëtare dhe shtetërore, duke siguruar një shumicë adekuate me të cilën do të vazhdojë rruga evropiane e shtetit” – thuhet në kumtesën e LSDM-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat