OBRM-PDUKM: Kovaçevski të mos e mbajë peng Maqedoninë, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Kovaçevski të mos e mbajë peng Maqedoninë, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Partia opozitare në vend OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në se po e mbajnë peng Maqedoninë dhe se zgjedhjet i shohin si zgjidhje të vetme.

“Që Kovaçevski të mos e mbajë peng Maqedoninë për shkak të mandatit të tij, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Për më shumë se një vit, Kovaçevski pretendon se OBRM ka pranuar amendamentet kushtetuese. Të premten u fundosën të gjitha gënjeshtrat e LSDM-së, jo vetëm që nuk kishin 80 deputetë, por nuk i kishin as 70.

LSDM-ja e di që në momentin që do t’i hedhin në votim amendamentet kushtetuese do të dështojnë, prandaj po e zvarritin me shpresën se do të qëndrojnë edhe një muaj në pushtet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, LSDM po e mban pushtetin si litar shpëtimi, Maqedonia po fundoset. Populli, siç thonë nga OBRM, çdo ditë e më shumë po jeton më keq.

Nga atje kanë shtuar se LSDM po e largon Maqedoninë nga BE-ja me krimin, korrupsionin dhe politikën e paaftë. Zgjedhjet janë e vetmja rrugëdalje. Në fund ata kanë kërkuar zgjedhje për ndryshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat