Plazhet e Strugës, të uzurpuara nga shezlonet, shkelet ligji, nuk ka vende të lira

Maqedonia

Plazhet e Strugës, të uzurpuara nga shezlonet, shkelet ligji, nuk ka vende të lira

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Pothuajse çdo centimetër në plazhet e Strugës është i mbushur me shezllone edhe përkundër detyrimit ligjor ndaj atyre që menaxhojnë me plazhe që, 40% e plazhit të jetë falas. Turistët dhe pushuesit vendas tani nuk kanë pothuajse askund ku të shtrojnë një peshqir. Plazhet dikur më tërheqëse, ajo e burrave dhe e grave sot janë uzurpuar nga restorante dhe pajisje të tjera urbane.

“Ne kemi vërejtje të mëdha për këta shezllone. E uzurpuar e gjithë hapësira. Nuk ka vend nëse dikush dëshiron privat të vendosë, sepse jo të gjithë mund të paguajnë për shezllone. A mendoni se komuna dhe shërbimet e inspektoratit duhet të marrin masa? Epo, duhet të marrin masa, ta rregullojnë pak, jo kështu. Këto plazhe dikur ishin të lira dhe më të rregullta se tani,” tha një qytetar nga Struga.

“Plazhi është i zënë më shumë me shezllonet e tyre dhe ka shumë pak njerëz, turistë. Dhe kjo më shqetëson më shumë. Vitin e kaluar as nuk mund të vinim këtu për të shtruar diçka. Patjetër të marrësh shezllon. Kjo duhet të shihet pak. Kjo është me të vërtetë e padrejtë, mënyra se si sillen, dhe duhet të reagohet,” u shpreh një turist.

…Dikur ishte më mirë. Secili kishte çadër, peshqir, një batanije dhe ishte më bukur. Tani nuk është asgjë. 300 denarë të paguash për shezllone, e ku t’i marrim ato para. 11.000 denarë marr pension, këtu të paguaj 300 denarë për shezllone,” tha një qytetar tjetër.

Disa tjerë, kanë vërejtje për higjienën e plazhit.

VMRO në Strugë thotë se edhe pse shërbimet kompetente e dinë se çfarë po ndodh në plazhe, deri më tani nuk kanë bërë asgjë. …Këto plazhe janë uzurpuar nga njerëz të fuqishëm lokal dhe funksionojnë si prona private. Është me pëlqimin e vetëqeverisjes lokale. Janë objekte të uzurpuara që mbajtësit e koncesioneve të mëparshme i kanë rishitur tashmë ato objekte që janë objekte të paligjshme të ndërtimit të fortë,” deklaroi Alen Dereban-VMRO DPMNE Strugë.

Përveç kësaj, thotë Dereban, plazheve me u kanë skaduar kontratat e koncesioneve. Por kjo nuk është e gjitha sepse disa nga plazhet që janë pronë shtetërore janë kthyer në parkingje jolegale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat