Policia e Maqedonisë shqipton 666 gjoba për vozitje të shpejtë

Maqedonia

Policia e Maqedonisë shqipton 666 gjoba për vozitje të shpejtë

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 10:12
Policia

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.08.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 666 drejtues automjetesh.

Prej tyre, 45 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe shtatë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 349 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim.

Ndërsa 317 jashtë vendbanimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat