Xhaferi: Kohën për vazhdimin e seancës së ndërprerë e cakton kryetari i Kuvendit, jo deputetët në konferenca për shtyp dhe në Facebook

Maqedonia

Xhaferi: Kohën për vazhdimin e seancës së ndërprerë e cakton kryetari i Kuvendit, jo deputetët në konferenca për shtyp dhe në Facebook

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 14:10
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi thotë se në seancën për votimin e nevojës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese nuk është thirrur në nenin 165 të Rregullores së Kuvendit.

Xhaferi thotë se për këtë seancë është thirrur në nenin 81 të Rregullores, që Xhaferi thotë se i jep të drejtën atij të vendos se kur do të mbyll seancën.

“Në bazë të nenit 81 të Rregullores së Kuvendit të RMV-së, paragrafi 1 i së njëjtës kam ndërprerë punimet e seancës mbas konstatimit të apsolvimit të listës së deputetëve të paraqitur për fjalë për diskutim për pikën përkatëse”, tha Xhaferi./telegrafi

Xhaferi tha se gjithashtu sipas kësaj rregullore, respektivisht paragrafit 5, ai vendos se kur do të vazhdojë seanca e njëjtë, respektivisht seanca 123.

“Kohën për vazhdimin e seancës së ndërprerë, e cakton kryetari i Kuvendit, jo deputetët në konferenca për shtyp dhe në Facebook, sikur se thirren”, tha Xhaferi duke cituar paragrafin 5 të nenit 81 të Rregullores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat