Deputetët e Maqedonisë e kanë vazhduar pushimin deri në javën e fundit të gushtit

Maqedonia

Deputetët e Maqedonisë e kanë vazhduar pushimin deri në javën e fundit të gushtit

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 17:11
Kuvendi

Pas mbajtjes së seancës për konfirmimin e nevojës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, për çka përfundoi vetëm debati i përgjithshëm, në Kuvend sipas njoftimeve të publikuara në ueb faqen kuvendore, nuk janë caktuar seanca të trupave punues ose seanca plenare.

Sot janë mbajtur vetëm dy konferenca për shtyp dhe atë të grupeve të deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së.

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi thonë se ai është në punë dhe se mban mbledhje dhe takime në kuadër të angazhimit punues.

Në koordinimin që është mbajtur më 17 gusht është arritur marrëveshje që aktivitetet dhe mbajtja e seancave të komisioneve dhe trupave punues të vazhdojnë në javën e fundit të gushtit. Ndërsa seanca e parë e ardhshme, sipas informatave të Xhaferit, do të caktohet për 5 shtator.

Deputetët janë kthyer në punë për seancën e caktuar për 18 gusht, që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese, ndërsa zyrtarisht pushimin vjetor e kanë filluar pas Ilindenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat