Shoferi godet semaforin, policia në veturë i gjen 17 imigrantë nga Siria

Maqedonia

Shoferi godet semaforin, policia në veturë i gjen 17 imigrantë nga Siria

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Një shofer që po transportonte 17 imigrantë ka goditur një semafor në Strumicë, duke lënduar pasagjerin e tij nga fshati Bllacë dhe një nga 17 imigrantët.

Nga MPB thonë se 6 nga 17 emigrantët janë të mitur.

“Me datë 20.08.2023 në ora 20:00 në Stacionin Policor Strumicë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Klimenti i Ohrit” dhe “Bashkim Vëllazërimi” në Strumicë, personi duke drejtuar veturën e udhëtarëve “Volkswagen Tuareg” ka goditur një semafor, pas çka drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në momentin e aksidentit në automjet po transportoheshin 17 imigrantë nga Siria, nga të cilët 6 të mitur dhe N.B.(45) nga fshati Bllacë, komuna Çuçer Sandevës. Nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda pasagjeri N.B. dhe një person tjetër imigrant”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat