Ndalohet personi i cili sulmoi punonjësit e televizionit “Alsat”

Maqedonia

Ndalohet personi i cili sulmoi punonjësit e televizionit “Alsat”

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

MPB njofton se sot kanë ndaluar 53-vjeçarin nga Shkupi i cili kishte sulmuar kameramanin e televizionit “Alsat”.

“Sot (21.08.2023) zyrtarë policorë nga SPB Shkupi kanë privuar S.E. (53) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit të B.J. (39) nga Shkupi, kameraman i televizionit Alsat, se derisa sot bashkë me dy persona të tjerë po filmonin një intervistë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, një burrë ka dalë nga berberi dhe e ka sulmuar fizikisht.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura dhe sulmuesi është identifikuar dhe ndaluar nga punonjësit e policisë.

Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat