OBRM-PDUKM: Xhaferi mandatin e ka filluar me shkelje të Kushtetutës, e përfundon me shkelje të Rregullores

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Xhaferi mandatin e ka filluar me shkelje të Kushtetutës, e përfundon me shkelje të Rregullores

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 09:22

Mandatin Xhaferi e ka filluar me shkelje të Kushtetutës, e përfundon me shkelje të Rregullores, do të mbajë përgjegjësi, thuhet në kumtesën e sotme të OBRM-PDUKM-së.

“Talat Xhaferi gjatë mandatit të tij ka interpretuar rregulloret ligjore në atë mënyrë që vetëm ai mund t’i kuptojë. Normat janë të qarta. Xhaferi nuk ka mundur të zbatojë nenet e Rregullores që i referohen ndryshimeve të ligjit, kur bëhet fjalë për amendamentet e Kushtetutës.

Xhaferit nuk i është lejuar që ta ndërpresë seancën dhe është dashur t’i vë në votim ndryshimet kushtetuese”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se Xhaferi e ka shkelur Rregulloren vetëm për të mos i ndërprerë pushtetin dhe me këtë ka vënë në qafë edhe një shkelje tjetër të procedurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat