Helikopterët e MPB-së hodhën 80 ton ujë, vazhdon shuarja e zjarrit në “Jakupicë”

Maqedonia

Helikopterët e MPB-së hodhën 80 ton ujë, vazhdon shuarja e zjarrit në “Jakupicë”

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 22:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot (22.08.2023) Departamenti për njësitë e ajrit pranë MPB-së vepron në rajonin e bjeshkës “Jakupica”, në afërsi të fshatit Godomila në Veles, ku me sukses janë shuar disa vatra zjarri, të cilët shpërthyen sot, por zjarri është ende aktiv.

Nga MPB thonë se në aksionin e shuarjes së zjarrit janë bashkëngjitur edhe Zjarrfikësit e Velesit.

“Pas marrjes së kërkesës nga Qendra për menaxhimin e krizës se për shkak të terrenit të vështirë në mal, është dashur të aktivizohet dy helikopterë të MPB-së dhe menjëherë është vepruar dhe helikopterët deri tani me sukses kanë hedhur 80 ton ujë.

Helikopterot Mi-171 në 25 herë fluturim ka hedhur 60 ton ujë, ndërsa helikopterot BELL 212 në 20 herë fluturim ka hedhur 20 ton ujë”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat