Shaqiri: Mungesa e librave për shkak të reformave në sistemin arsimor në Maqedoni

Maqedonia

Shaqiri: Mungesa e librave për shkak të reformave në sistemin arsimor në Maqedoni

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 20:15
Jeton Shaqiri

Pjesa më e madhe e nxënësve librat do t’i marrin deri më 1 shtator, të tjerët më së voni deri në fund të shtatorit. Kështu u zotua ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i cili në një deklaratë për TV Shenja, sqaroi se për shkak të reformave në arsimin fillor, dhe programeve të reja mësimore, nxënësit do të mësojnë me përmbajtje të reja mësimore dhe prandaj ka pasur vonesa sa i përket mungesës së librave për të gjithë nxënësit.

Klasa e tretë e cila, e cila është aprovuar tekstet shkollore nga ana e Këshillit për tekste shkollore ose Komisionit për tekste shkollore kanë aprovuar para 7 ditësh janë në rregullim teknik dhe ato do dorëzohen së shpejti, besoj që një pjesë e atyre arrijnë më 1 shtator, sepse klasa e tretë është për herë të parë në bazë të konceptit të ri…Klasa e gjashtë e cila është me çështjen e konceptit të ri…edhe këto do të arrijnë në mesin e muajit shtator, maksimum deri në fund të shtatorit”, theksoi ministri Shaqiri.

Më tej, ministri Shaqiri siguron se ofendime dhe dallime etnie në tekstet shkollore të reja nuk do të ketë. Ndërsa kujtoi se vjet pikërisht për këtë arsye e kanë tërhequr librin e Historisë dhe Shoqërisë për klasën e 5 dhe Sociologjinë që përdorej në shkollë të mesme.

“Sa i takon çështjes së teksteve të reja të aprovuara, ofendime dhe dallime midis etnis nuk ka pasur, te çështjet e teksteve të reja të aprovuara. Flas për arsye se një debat që ka qenë në opinion dhe që na kanë thirrur për të dhënë përgjigje këtij diskutitmi, ka qenë se në disa tekste, p.sh. në tekstet e gjuhës shqipe kanë qenë emra të ndryshëm të fëmijëve, nxënësve p.sh ‘Gorani bashkë me Arditin’, por kjo e njejta gjë ndodh edhe në tekstet maqedonase, janë përsëri ato emra të shqiptarëve”, tha Shaqiri.

Pas më shumë se 10 viteve, u shpreh më tej ministri, në arsimin e mesëm, në drejtimin e gjimnazit të përgjithshëm janë shpërndarë tekste shkollore. Kurse në shkollat e mesme profesionale, tekste shkollore janë shpërndarë, pas më shumë se 20 vitesh.

Shaqiri bëri apel që opozita të mos e shfrytëzoj këtë situatë për retorikë politike, pasi që ato siç tha, ato i kanë këto shifra, duke pasë parasysh se qeverisin me një pjesë të madhe të pushtetit lokal.

Ai po ashtu bëri me dije se do të realizoj takime me Sindikatat, por tha se nuk sheh arsye për grevë, pasi sektori i arsimit është i vetmi që ka rritje të pagave për më shumë se 35% brenda një viti, ndërsa në marrëveshjen e re, parashihet edhe paga e 13, por edhe mbulim i shpenzimeve të rrugës, për mësimdhënësit që udhëtojnë në distancë më të largët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat