Oda e Mjekëve të Maqedonisë i sheh me shqetësim dyshimet për abuzim me citostatikët në Onkologji

Maqedonia

Oda e Mjekëve të Maqedonisë i sheh me shqetësim dyshimet për abuzim me citostatikët në Onkologji

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Asnjë pacient nuk meriton të abuzojë me terapinë për përfitime personale. Do të monitorojmë të gjitha zhvillimet dhe do të reagojmë me kohë dhe në mënyrë të duhur nëse vërtetohet se mjekët e kësaj klinike kanë kryer abuzime që kanë shkelur parimet etike dhe kodin e deontologjisë mjekësore, reagon Oda e Mjekëve, pasi nga MPB kanë hyrë dje në Klinikën e Onkologjisë ka kryer kontroll në të cilin janë mbledhur kompjuterë dhe dokumentacion në kërkim të provave dhe ka hapur hetimet paraprake për rastin.

Dyshohet se një pjesë e stafit kanë vjedhur terapi për të sëmurët me kancer dhe më pas janë rishitur në tregun e zi. Nga Prokuroria Publike e Shkupit sot kanë bërë të ditur se bastisje janë kryer edhe në dy banesa private në Shkup.

Dhoma e Mjekëve thekson se mbështesin Prokurorinë Publike dhe autoritetet e tjera dhe presin që dyshimet të zbardhen sa më shpejt, si dhe të ndahen me publikun informacione të sakta për atë që ka ndodhur në Klinikën e Onkologjisë, e cila është i vetmi objekt shëndetësor në llojin e tij aty trajtohen numri më i madh i të sëmurëve me kancer.

“JEMI TË BINDUR QË KLINIKA PËR ONKOLOGJI DHE RADIOTERAPI KA PUNTORE TE NDERSHËM SHËNDETËSOR TË CILËT TRAJTOJNË PACIENTËT ME NDËRGJEGJËSI, PËRGJEGJËSI DHE PROFESIONALISHT DHE KËTO TREGIME TË SUKSESUESHME SHËNDETËSORE THEKSOJME SE SI KOLEKTIV NUK DUHET TE DENOHEMI, AUTORET TE IDENTIFIKOHEN DHE TE SANKSINOHEN NE BAZE TE DESHMIVE PERKATESE” – THONë NGA DHOMA E MJEKEVE.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, paraprakisht ka dërguar dënime për ngjarjet e supozuara në Klinikë dhe mbështetje për autoritetet që të bëjnë hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat