Përgatitja e ajvarit shndërrohet në luks në Maqedoni, qytetarët: Të ardhura vetëm për prodhimet bazë

Maqedonia

Përgatitja e ajvarit shndërrohet në luks në Maqedoni, qytetarët: Të ardhura vetëm për prodhimet bazë

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Qytetarët nuk po mendojnë që të bëjnë ajvar e turshi për në dimër. Rezervat e dimrit këtë vit janë shndërruar në luks, pasi çmimet e perimeve janë shumë të larta. Në një anketë për Alsat, qytetarët ankohen se kanë të ardhura shumë të ulëta dhe mezi po arrijnë të mbulojnë shpenzimet bazë e lëre më të mendojnë për turshi.

“Jo, jo shtrenjtë është dhe nuk mund të blej asgjë. Kam në shtëpi një bahçe të vogël dhe me të do të ngushëllohemi pak.

-A do të bëni ajvar dhe turshi për këtë vir?

Vështirë, me siguri jo, është shtrenjtë.”

“Jo jo hiç, asgjë. Si të përgatitemi, ti e shef çmimet sa janë, sa të larta.

Sa janë të larta në krahasim me vjet?

100 për qind…. Me 1000 denarë e ke kaluar dimrin, tash me 200 euro nuk mund t’i dalësh me krye.

“Si t’i përgatitësh, të blejmë dru nuk mund të arrijmë, 5000 denarë është bërë një metër kub dru. E marrim një pension 13 mijë denarë, çfarë do të bësh, rryma 5000 denarë, diçka për të ngrënë, nuk arrihet, çfarë do të bësh më parë…Perimet po i shihni vet, viran është viran.

“Çmimet më s’kanë ku shkojnë më lartë, pare jo, asgjë jo, a po duhet me ngrënë, pensionet lirë, po na mashtrojnë do t’i rrisim do t’i rrisim, nuk i rrisin. Harxhime mjaft, rryma më vjen 8000 denarë, mbeturinat, uji, s’dalin.

Edhe shitësit pajtohen se çmimet janë shumë të larta, thonë se qytetarët vijnë pyesin dhe largohen pa blerë asgjë.

” Tani akoma nuk është sezoni, blejnë nga një, dy, tre kilogram, pasi akoma nuk është sezoni…Më shtrenjtë është këtë vit. Flas krahasuar me vitin e kaluar më shtrenjtë është…”.

“Shumë dobët, çmimet e shtrenjta, vetëm vijnë pyesin dhe shkojnë.

Në krahasim me vitet e kaluara sa ka rënë shitja? Ka rënë 20 për qind këtë vit. Çmimet janë shtrenjtuar për specat, specat sivjet janë shtrenjtë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat