QMK: Dy zjarre në Shtip dhe Zelenikovë, kërkohet ndihmë nga MPB dhe DMSH

Maqedonia

QMK: Dy zjarre në Shtip dhe Zelenikovë, kërkohet ndihmë nga MPB dhe DMSH

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 18:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Qendra për menaxhim me kriza njoftoi se dy zjarre në pyje janë aktive në komunën e Shtipit dhe Zelenikovës dhe se janë duke u zgjeruar, prandaj është kërkuar ndihmë për shuarjen e tyre me aeroplan dhe helikopter.

– Zjarri i parë ka rënë rreth mesditës në territorin e Komunës së Shtipit, ku është djegur bar i thatë në atarin e fshatit Piperovo, por shumë shpejt është përhapur në pyllin përreth. Për shuarjen e pyllit me pisha në afërsi janë angazhuar zjarrfikësit nga njësiti lokal i zjarrfikësve, prandaj është kërkuar ndihmë nga njësiti i helikopterëve të MPB-së, tha drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Aneglov.

Zjarri i dytë është në komunën e Zelenikovës në fshatin Gumalevë, ku sipas Angelovit, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe është kërkuar përkrahja e një traktori ajror nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

– Aerotraktori i DMSH-së dhe helikopteri i MPB-së janë gati për ngritje, tha Angelov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat