Kasami për Ziadin Selën: Nuk merrem me deklarata të njerëzve të vegjël që u shërbejnë atyre në pushtet

Maqedonia

Kasami për Ziadin Selën: Nuk merrem me deklarata të njerëzve të vegjël që u shërbejnë atyre në pushtet

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 15:48
Kasami, Ziadin Sela

“Nuk do të kisha dashur që të merrem me deklarata të njerëzve të vegjël që u shërbejnë atyre në pushtet”, këtë e tha sot kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i pyetur për deklaratën e ish kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili tha se Lëvizjes Besa i dhanë pushtet, mirëpo sipas tij Besa bëri që ASH të del nga Qeveria dhe ata të hynë vetë ekzekutiv.

Kasami thotë se janë të përkushtuar që të vijë ndryshimi në kampin politik shqiptar.

“Kur partia në pushtet është e frikësuar më shumë se kurrë se mund të ndodhë ndryshimi pas 20 viteve,

Ne po shohim që çdo ditë po lëshojnë nëpër media apo në opinion deklarata të personaliteteve të tilla që mundohen të defokusojnë luftën tonë, lufta jonë është që ta bëjmë ndryshimin edhe tek shqiptarët e RMV-së, ashtu siç ndodhi te pjesa maqedonase”, shtoi Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat