BDI: Të zbardhen në tërësi dyshimet në Klinikën e Onkologjisë

Maqedonia

BDI: Të zbardhen në tërësi dyshimet në Klinikën e Onkologjisë

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 17:39
BDI

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me rastin e fundin në Klinikën e Onkologjisë në Shkup.

Nga kjo parti kërkojnë nga institucionet, posaçërisht Prokuroria, që menjëherë të hetojnë të gjitha pretendimet për keqpërdorime të rënda mbi jetën dhe shëndetin e pacientëve.

“BDI përkrah tërësisht aksionin e realizuar ditë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria dhe fton institucionet që hetime të tilla të zhvillohen edhe në klinikat dhe institucionet tjera. Këto pretendime përfshijnë njerëz të involvuar ndër vite dhe ndër administrata, prandaj partitë politike duhet të qëndrojnë larg nga hetimet dhe mos t’i kompromitojnë ato, por t’i përkrahin pa rezervë”, thonë nga BDI.

Ata kërkojnë që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë kurse rasti të mos keqpërdoret për qëllime politike në momentin që vendi gjendet para një tjetër sfide të rëndësishme.

“BDI gjithashtu apelon që mos të linçohet i tërë personeli mjekësor të cilët janë në krye të detyrës dhe shpëtojnë jetë çdo ditë”, thuhet në fund të reagimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat