Zaev dhe Verushevski nuk u paraqitën si dëshmitarë në gjykimin për përgjimin masiv

Maqedonia

Zaev dhe Verushevski nuk u paraqitën si dëshmitarë në gjykimin për përgjimin masiv

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 21:41
Ish-kryeministri Zoran Zaev dhe ish-zyrtari i zbulimit, Zoran Verushevski

Ish-kryeministri Zoran Zaev dhe ish-zyrtari i zbulimit, Zoran Verushevski sot nuk ishin në cilësinë e dëshmitarit në gjykimin për rastin “Fortesa – Shënjestra” për përgjimin masiv ilegal.

Nëse nuk shfaqen në seancën e ardhshme, me kërkesë të Prokurorisë, Zaev dhe Verushevski do të mund të shoqërohen me polici.

Që të dy dëshmuan gjatë vitit 2019, kurse ai proces gjyqësor përfundoi më shkurt të vitit 2021, ndërsa i akuzuari i parë, Sasho Mijallkov u dënua me 12 vite burg. Në mars të vitit 2022, Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e mbrojtjes dhe në dhjetor e shfyqizoi vendimin dhe ktheu lëndën në rigjykim.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve në DSK-së, nga viti 2008 deri në vitin 2015 ilegalisht janë përgjuar mbi 4.000 numra telefoni, pa urdhëra gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat