Lëvizja Besa: Funksionarët janë shqiptarë, ndërsa nxënësit në Veles nuk mund të mësojnë shqip

Maqedonia

Lëvizja Besa: Funksionarët janë shqiptarë, ndërsa nxënësit në Veles nuk mund të mësojnë shqip

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 14:46
Lëvizja Besa

Lëvizja Besa e konsideron si paradoks faktin se ministri i Arsimit është shqiptar, zëvendës ministri është shqiptar, Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Arsim është shqiptar nga Velesi, ndërsa nxënësit në po këtë qytet (Veles) kufizohen të mësojnë shqip.

“Dhe të tre këto funksionarë të BDI-së dhe ASH-së në arsim, edhe pse tash kanë bazë dhe arsye ligjore nuk mund tia marrin kompetencat e Arsimit kryetarit të Komunës së Velesit dhe ta bëjnë të mundur që nxënësit shqiptarë të Velesit të mësojnë në gjuhën shqipe. Por kur duan të vjedhin dhe të kurdisin tenderë, ia marrin kompetencat në mënyrë antiligjore Komunës së Tetovës dhe komunave që nuk i udhëheq BDI ose ASH. Kur janë në pyetje për tu dëmtuar shqiptarët, BDI-ASH dhe funksionarët e tyre janë të gatshëm të shkelin edhe ligjin”.

E kur shqiptarët duhet të mbrohen ministrat e BDI-së dhe ASH-së nuk veprojnë por fshihen nëpër skuta. Këtë e dëshmon më së miri rasti me nxënësit shqiptar në Veles”, vlerëson Lëvizja Besa.

Lëvizja BESA kërkon urgjentisht që të zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë të Velesit, përndryshe ministri i Arsimit të ja marrë kompetencat kryetarit të komunës dhe të veprojë në emër të tij dhe t’a zgjidh problemin me paralelet shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat