Edhe sonte protesta për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup

Maqedonia

Edhe sonte protesta për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 21:34
Protestuesja

Edhe sonte u mbajt protestë para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, e organizuar përmes rrjeteve sociale.

Protestuesit kërkojnë përgjegjësi për mjekët të cilët pa përgjegjësi e kanë kryer detyrën e mjekut dhe në këtë mënyrë do të bëhet dallimi mes mjekëve të cilët e kryejnë detyrën ashtu si duhet.

Protestuesit kërkojnë përgjegjësi për fajtorët dhe të vihet drejtësia në vend.

“Kërkojmë të dihet e vërteta, cilët persona kanë qenë të përfshirë, cilët mjekë dhe nëse ka nevojë, le të shkohet edhe 2o vite pas dhe të pyeten edhe 13 ministrat e mëhershëm të shëndetësisë, të gjithë drejtorët e Onkologjisë dhe të sigurohemi që të mos ndodhë një skandal i tillë”, tha njëra nga protestuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat